Rritja e temperaturave/ Qytetarët i drejtohen bregdetit të Durrësit për të kaluar fundjavën

Temperaturat e larta dhe moti i kthjellët me diell, kanë sjellë fluks të shtuar vizitorësh në Durrës ditën e sotme.

Qytetarët i janë drejtuar bregut të detit për të shëtitur, duke shijuar kohën e bukur, pas ditëve të gjata me mot të keq dhe me reshje të dendura.

Janë të moshuar, të rinj, çifte me fëmijë që po i gëzohen diellit pranveror të këtij fillim shkurti.

Qytetarët thonë se do t’i shfrytëzojnë sa të munden ditë të tilla me diell në breg të detit. Pjesa më e madhe e tyre respekton masat Anti-Covid duke mbajtur maska si dhe duke ruajtur distancën.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT