Rroga deri në 8 mijë euro në Korçë, Rama i përgjigjet skeptikëve: Ja vizioni për Shqipërinë 2030

Gjatë një takimi online në lidhje me mbështetjen e star up-eve të reja, kryeministri Edi Rama iu përgjigj skeptikëve në lidhje me deklaratat e bëra prej tij pak ditë më parë se në Korçë ka të rinj që paguan deri në 8 mijë euro. Rama tha se shumë të rinj sot janë dëshmitarë të këtij realiteti që ndodh jo vetëm në Korçë.

Ai tha se janë gati qendrat në disa qytetet të Shqipërisë duke nisur nga piramida në Tiranë, në Korçë, Shkodër, Vlorë që do trajnojnë të rinjtë në fushën e kodimit për të fituar paga të kënaqshme pa qenë nevoja të dalin nga vendi.

“Nga 61 ndërmarrje të vogla he të mesme që kanë përfituar dhe po bëjnë 66% të aplikuesve kanë marrë mbështetje në fushën e auditimit të inovacionit dhe teknologjisë. 28 prej tyre janë mbështetur me pajisje teknologjike.

Këtu është përfshirë edhe BE dhe janë deri më sot 150 start up që janë ndikuar drejtpërdrejtë dhe të gjitha këto shifra vlejnë për të thënë se këtu ka shumë potencial për të zhvilluar dhe mund të themi se jemi në një fazë të çeljes së një embrioni dhe pikërisht për këtë arsye besojmë se ndërveprimi me ju është thelbësor.  Ju nuk duhet të ndiheni si aktorë pasivë por aktivë. Nuk duhet të prisni dhe t’i referoheni thirrjeve tona por duhet të nxisni gjetjen e rrugëve për të dhënë përgjigje të reja së bashku.

Ju na keni ndihmuar realisht me dëshmitë tuaja të punës që të shohim që këtu ka perspektivë dhe potencial real për ta zhvilluar këtë. Në vizionin e Shqipërisë 2030 pesha që zë ky aspekt i jetës sonë ekonomike dhe sociale është shumë herë më e madhe që pesha që ka zënë në të shkuarën në raport me aspektet e tjera I plotëson aspektet e tjera dhe jemi shumë të inkurajuar nga fakti që kemi hapur një rrugë të re me qendër të Tiranë dhe jemi në proces për të bërë gati një qendër te piramida për ta strehuar shumë iniciativa, për ta kthyer piramidën në një qendër të madhe evolucioni. Në Korçë është hapur programi fleksibël për mbështetjen e start up-eve njësoj si në Shkodër. Korça ka marrë një fond për të mbështetur realisht këtë projekt”, tha Rama.

Mw tej ai shpwtoi “në Vlorë jemi duke përgatitur transformimin e asaj godinës fantazëm në një qendër të komunitetit për kodimin dhe duam të krijojmë një rrjet të tërë me qendra të tilla në të gjitha qendrat e qarqeve të Shqipërisë që të rinjtë të përfshihen në këtë rrjet dhe të trajnohen për t’u kthyer në kodues dhe për të marrë dhe dije të tjera, për të dalë në një treg pa dalë nga Shqipëria.

Kam parë përqeshje për atë që thashë se ndodh në Korçë por edhe ju jeni dëshmitar të këtij realiteti që të rinjtë mund t’i japin vetes punë me pasion dhe jo thjesht për t’u ushqyer dhe për t’u paguar ashtu sikur askujt nuk ia pret mendja se mund të arrihet”.

Gjatë një bashkëbisedimi online me biznese Start Up dhe sipërmarrje të reja kryeministri Edi Rama tha se 150 Start Up-e janë ndihmuar drejtpërdrejt, ndërsa shtoi se jemi në fazën e çeljes së një embrioni.

Në vizionin e Shqipërisë 2030, Rama tha se ky sektor do të zërë një peshë të madhe.

“Nismat e këtij lloji ishin individuale pa asnjë rreze drite. Së pari dua të them që ne kemi vendosur një fond të veçantë në dispozicion të sipërmarrjeve të kësaj natyre duke i shtrirë nga shërbimim te prodhimi… Në këtë skemë më vjen mirë të them që nga 61 ndërmarrje të vogla dhe të mesme që kanë përfituar dhe që përbëjnë 66% të aplikuesve, 30 ndërmarrje janë fituese dhe kanë marrë mbështetje në fushën e audititimit, të informacionit…

Në këtë skemë është përfshirë dhe Be dhe janë deri më sot 150 start Up-e që janë ndihmuar drejtpërdrejt dhe të gjitha këto shifra vlejnë vetëm për të thënë diçka që këtu ka shumë potencial për të zhvilluar dhe jemi në fazën e çeljes së një embrioni. Për këtë arsye ne besojmë shumë se ndërveprimi me ju është themelor, dhe ju sduhet të ndiheni si aktorë pasiv në këtë proces por duhet të jeni aktorë aktiv, duhet të nxisni gjetjen e rrugëve për të dhënë përgjigje të reja së bashku dhe besoj shumë që ju na keni ndihmuar realisht me punën dhe dëshmitë tuaja të punës që të shohim më lartë dhe të kuptojmë më mirë se këtu ka një prespektivë të jashtëzakonshme.

Ka një potencial real për ta zhvilluar këtë sektor, dhe në mbyllje dua të them që në vizionin e Shqipërisë 2030 pesha që zë ky aspekt po themi i jetës sonë ekonomike dhe sociale është shumë herë më e madhe se sa pesha që ka zënë në të shkuarën në raport me aspekte të tjera është një aspekt që ndërthyret me aspektet e tjera dhe i fuqizon në çdo fushë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT