Sekuestrimi i miliona eurove pasuri, reagon Yuri Kim: SPAK goditi një organizatë të madhe kriminale, 17 të dënuar

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar ditën e sotme për sekuestrimin e 5 milionë euro pasuri në kuadër të dosjes 399.
Reagimi i ambasadores amerikane vjen një ditë pasi GJKKO vendosi të sekuestrojë pasuritë e të akuzuarve për laboratorin e heroinës në Brenovë të Hasit, ku mes të dënuarve ishte Altin Avdyli dhe vëllai i ish-deputeti socialist, Gjevi Ndoka.
Vlera e pasurive të këtyre personave të sekuestruar nga GJKKO llogaritet në rreth 5 milionë euro, dhe përfshin lloje të ndryshme si restorante, hotele, automjete etj.
“Bazuar në informacionet e DEA-s amerikane, SPAK ia doli me sukses të procedojë një grup të madh të strukturuar kriminal, që rezultoi me burgosjen e 17 trafikantëve të drogës, si dhe me konfiskimin e pasurive në një vlerë 5 milionë euro,” shkruan Kim në Twitter.
Dënimi më i rëndë, me 12 vite burg, ishte për Admir Hoxhën, i akuzuar si ideatori i laboratorit të përpunimit të heroinës në Has. Në të njëjtin vendim gjykata kaloi në llogari të shtetit duke konfiskuar hotelin “Ador” në pronësi të Admir Hoxhës pranë aeroportit të Rinasit, si edhe 6 automjete.
Laboratori ishte ngritur në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stallë për bagëtitë.
Vendimet e Gjykatës:
Gjevi Ndoka dënohet me 8 vjet 8 muaj
Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
Esat Mehmeti 10 vjet
Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj
Sajmir Sulejmani 8 vjet
Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj
Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj
Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
Admir Hoxha 12 vjet
Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
Vehbi Berushi 8 vjet
Anila Shuti 2 vjet – 25 muaj shërbim prove
Xhavit Shyti 8 vjet
Flamur Çela 8 vjet
Po cilat janë pasuritë e sekuestruara
Bar-Restorant, Hotel “ADOR” 1,2,3,4 kat +Podrum, në Rinas, Krujë, me sipërfaqe 3320 m2, sipërfaqe ndërtimi 638 m2, katër kat mbi tokë, një kat nën tokë, me sipërfaqe podrumi 630 m2, kati përdhe 550 m2, kati i dytë 180m2, kati i tretë 30m2, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Automjeti tip Audi, me targë AA 485 SN, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Automjeti tip “Porche Cajen” me targa AA323 PE, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Automjeti me targa AA 462 AD, “MITSUBISHI”, në pronësi të të pandehurit Xhevit Shuti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Automjeti me targa DR 328 A, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Automjeti me targa AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Automjeti Audi A6, me targa AA 593 RN, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.