Serbia e shokuar nga njohja e Kosovës nga Izraeli, Daçiç: Na e bëri Jeruzalemin tonë, shqiptar!

Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiç ka sulmuar ashpër Izraelin, i cili njohu shtetin e Kosovës. Ish-ministri i Jashtëm që ka kryesuar fushatën për ç’njohjen e Kosovës nga disa vende deklaroi se Beogradi është i zemëar me Izraelin, pasi ata kanë njohur “Jeruzalemin e Serbisë”.

Daçiç tha për mediat sere se vendimi i Izraelit do të ketë pasoja në marrëdhëniet e tij me Serbinë. “Ne gjithmonë kemi thënë se Kosova është Jerusalemi ynë dhe tani disa nga Jerusalemi ynë e pranon që është shqiptar, kështu që nuk mund të mos ketë pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit,” tha kryeparlamentari serb.

Ndërkaq, pas Daciç edhe Palestina ka shprehur protestën e saj nga njohja e ndërsjellë e Izraelit dhe Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Palestinës theksoi në një deklaratë se ishin të zhgënjyer me nënshkrimin e marrëveshjes midis Kosovës dhe Izraelit, e cila është, siç theksoi, “forca okupuese në territorin Palestinez” dhe se ata shpresonin që Kosova të rishikonte këtë vendimi.

“Hapi i ndërmarrë nga Kosova duke nënshkruar një marrëveshje me shtetin okupues dhe duke deklaruar synimin e saj për të hapur një ambasadë në Jeruzalemin e okupuar është një hap që kundërshton plotësisht të gjitha përpjekjet e Kosovës për të bindur vendet ta njohin atë”,bëri të ditur ambasada palestineze në Beograd e cituar nga Danas.

Por ambasada palestineze kërcënon Kosovën, se pas këtij veprimi, vendet arabe dhe ato islamike, por edhe anëtarët e BE-së do të kenë një qëndrim më kritik ndaj Kosovës.

Ministria e Jashtme e Palestinës shpreson që institucionet që janë vendimmarrës në Kosovë do të rishikojnë atë hap dhe do të anulojnë atë vendim sa më shpejt, duke lëshuar një ftesë për Albin Kurtin./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT