SHBA: Dvorani, kampion të luftës ndaj korrupsionit/ Rama: Inkurajim i jashtëzakonshëm, e goditi harbutërisht Meta me shokë

Pasi Departamenti Amerikan i Shtetit, e cilësoi ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin mes 12 kampionëve në luftën ndaj korrupsionit ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në “Twitter”, kryeministri shkruan se vlerësimi i bërë nga Sekretari i ri i Shtetit Amerikan, për Dvoranin është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë Reformën në Drejtësi.

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!

Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron,” shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT