Shifër e lartë/ Ceno zbulon sa mjekë kanë braktisur Shqipërinë për Gjermaninë në 10 vitet e fundit

Mjekja Marsela Ceno, themeluese dhe kryetare e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, tha se sipas të dhënave jozyrtare janë të paktën 1500 mjekë nga Shqipëria që punojnë në Gjermani.

Gjatë një komunikimi në emisionin “Opinion”, ajo u shpreh se këta mjekë kanë shkuar atje në 10 vitet e fundit.

marsela-770x433.png

Ajo tha se në Gjermani dominojnë mjekët nga Rumania dhe Serbia e së fundi po kthehet në trend edhe ardhja e mjekëve nga vendet e Lindjes së Mesme.

Fevziu: Eksodi i mjekëve është më i ndjeshëm dhe më i prekshëm, çfarë po ndodh me mjekët shqiptarë në Gjermani?

Ceno: Shifrat jo zyrtare flasin për 1500 mjekë shqiptarë në Gjermani, duke filluar nga viti 2010-2011.

Fevziu: Sa mjekë ka Shqipëria për momentin?

Ceno: Unë nuk mund të them shifrën e saktë, por mund të them që çdo vit në Fakultetin e Mjekësisë diplomohen, 150-200 mjekë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT