Shifrat e larta të Covid, ish-deputeti Shehu: Duhen 10 mijë testime në ditë, spitalet periferike po mbahen jashtë shërbimit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu kërkon që në Shqipëri të kryehen të paktën 10 mijë testime për tënjohur më nga afër situatën e Covid. Gjithashtu ai e cilëson si të pafalshme që jashtë përballimit të epidemisë janë lënë spitalet periferike.

“Po kështu ngarkesa shumë mbi kapacitetet e terapive intensive në spitalet Covid në Tiranë, imponon dhe aktivizimin e reparteve të tjera të këtij shërbimi në Qendër dhe në Periferi, për të mos përsëritur ate që e kemi kërkuar prej nje viti, shtimin dhe te 150 posteve të reja me standarde europiane të Reanimacionit”, thekson Shehu.

Ai ka parashtruar disa që sipas tij mund të lehtësojnë përballimin e epidemisë që po rëndon mbi spitalet e Tiranës.

Reagimi i plotë

Është e pafalshme që edhe kur Spitalet Covid, ato private e terapitë intensive janë të mbushura, kur shtëpitë janë kthyer në spitale; Spitalet periferike mbahen jashtë shërbimit!
Spitalet periferike duhej të ishin aktivizuar muaj më parë, e kemi kërkuar këtë me forcë!

Fatkeqësisht ky paradoks vazhdon duke dëmtuar menaxhimin e epidemisë në Shqipëri me kosto njerëzore, duke i detyruar qytetarët që në shumicë te vetë trajtohen nepër shtëpi edhe me terapi komplekse, për dy arsye:
1.Ngarkesa e madhe e spitaleve Covid në Tiranë, gjë që ul dhe cilësinë e sherbimit.
2.Hezitimi i një numri shumë të madh qytetaresh për t’u larguar nga Rajoni i tyre e shtruar në spitalet Covid në Tiranë, gjë që duhet respektuar.

Një nga parimet bazë të mjekimit sot është afrimi i sistemit shëndetësor te qytetari dhe jo e kunderta. Aktualisht egzistojne kushtet per ta permbushur kete princip ne teresi ne vendi tone. Raste te veccanta klinike mund të transportohen.

Po kështu ngarkesa shumë mbi kapacitetet e terapive intensive në spitalet Covid në Tiranë, imponon dhe aktivizimin e reparteve të tjera të këtij shërbimi në Qendër dhe në Periferi, për të mos përsëritur ate që e kemi kërkuar prej nje viti, shtimin dhe te 150 posteve të reja me standarde europiane të Reanimacionit.

Në këto kushte tejet të rënda që po kalon vendi, aktivizimi i spitaleve periferike e rritja e kapaciteteve reanimatore është urgjencë e vonuar e duhet shoqeruar dhe me:

Organizimin e një ndjekje e mjekimi korrekt të pacientëve në kushte ambulatore.

Forcimin e rolit te mjekut te familjes e mbrojtur ate, per keto e më gjërë.

Realizimin konkret te rimbursimit te mjekimit ambulator.

Liberalizimin e “testeve te shpejta” per t’i bere te perdorshem per qytetaret sipas nevojes a deshires se tyre.

Realizimin gratis e nen metodike te nje numri testimesh PCR (molekulare), duke filluar nga 10000 ne dite.

Organizimin e strukturave kryesisht ambulatore për trajtimin polivalent Post Covid, një nevoje aktuale e në rritje kjo.

Filluar sa me shpejt procesin e vaksinimit real e te gjere te popullesise.

Pa marrë keto masa do te kemi nje keqesim galopant te kesaj gjendje, me humnbje jetesh, demtime shendeti e ekonomie.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT