Shkeli rregullat e COVID, Rama nuk i ndahet Ermal Mamaqit: Nuk po bëj goditje selektive, por…

Në një konferencë të posaçme lidhur me situatën e COVID në Shqipëri, pas rritjes drastike të rasteve me COVID, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj bisneze që nuk respektojnë rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik.
Rama solli sërish në vëmendje Ermal Mamaqin, i cili pak ditë më parë mblodhi dhjetëra persona në një aktivitet, për të cilin edhe u gjobit.
“Unë e kam shumë mik Ermal Mamaqin, por është e patolerueshme të mblidhet një milet i tërë. Kur i përmend emrin, nuk po bëj goditje selektive. Është e patolerueshme, është shembulli më i keq. Kemi detyrim që si persona publik të japim shembullim më të mirë.”, tha Rama/ Gazeta SHQIP