“Shoku i Lulit e Monës tallet me shqiptarët”/ Deputeti sulmon ambasadorin britanik: Për të vënë duart në kokë

Deputeti Ralf Gjoni sulmoi sot në Kuvend ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Duncan Norman.

Gjoni tha se ambasadori britanik tallet me qytetarët shqiptarë për kauzën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur sipas tij, vetë vendi i ambasadorit, Britania e Madhe, doli nga BE-ja.

“Kulmi i talljes me shqiptarët është ambasadori i Britanisë së Madhe, shoku i Lulit dhe i Monës, që del lart e poshtë dhe flet për integrimin.

Po a ka turp më të madh? Ju garantoj se Berlini dhe Parisi vënë duart në kokë, teksa shohin se ambasadori britanik flet për integrimin.

Ta gëzoni shqiptarë integrimin evropian, që është thjesht një përrallë e bukur”, tha Gjoni.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT