Shpërthen Rama: Nuk e kuptoj fare këtë ambasadorin britanik, pse është i përfshirë kaq shumë…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur habinë e tij se pse ambasadori britanik Norman është kaq i përfshirë në zgjedhjet në Shqipëri.
Në konferencën për shtyp Rama ka bërë të ditur se këtë çështje ia ka thënë edhe privatisht në kontaket që ka pasur, ndërsa tani po e thotë publikisht.
“Unë nuk e kuptoj fare këtë ambasadorin britanik se pse është i përfshirë në çështjet e zgjedhjeve në Shqëpri, nuk e kuptoj se pse është kaq shumë i përfshirë në këto çështjet e brendshme për zgjedhjt. Kam thënë privatisht atë dhe po ia them”, tha Rama.
Reagimi i tij erdhi pas pyetjes që iu bë në lidhje me qëndrimet e ndërkombëtarëve për sa i përket mos përfshirjes në listat e kandidatëve për deputetë me rekorde kriminale.
Disa ditw mw parw ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, ka deklaruar sot se vullneti i shqiptarëve nuk është respektuar si duhet edhe pse demokracia në vitet e fundit ka pasur përmirësime.
Në konferencën “Kostot e demokracisë-II; Paratë në politike dhe integriteti zgjedhor“, Norman u shpreh se janë bërë shumë gabime dhe zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë shumë deçizive dhe do të shihet me kujdes financimi i partive politike në fushatë.
“Gjatë këtyre 30 viteve të fundit demokracia shqiptare ka bërë progres por është përballur edhe me probleme. Vullneti i popullit shqiptar ende nuk po respektohet plotësisht. Fenomene negative kanë vazhduar, si keqpërdorimin i zyrës publike, intimidimi i votuesve, apo blerja e votës. Vazhdon të ketë mungesë transparence sa i takon financimit të partive. Zgjedhjet e 2021-shit do jenë sfiduese, jetike, një hap i rëndësishëm drejt demokracisë dhe integrimit europian“, u shpreh ai.