Shpërthimi i Covid/ Spitalet, tendera pa fund për oksigjen dhe ilaçet anti korona

Shpërthimi i koronavirusit në Shqipëri detyron ministrinë e Shëndetësisë të ‘delegojë’ procedurën e tenderimeve për spitalet rajonale për blerjen e ilaçeve që do të përdoren në terapinë kundër kësaj epidemie që ka pushtuar botën prej një viti.
Sipas investigimit të Gazeta “Shqip” janë me miliarda lekë tenderët që spitalet rajonale, por edhe Spitalin Covid 2, i ngritur te “Shefqet Ndroqi” kanë shpallur së fundmi në Agjencinë e Prokurimeve Publike.
Qeveria ka Ministria kanë marrë vendimin prej kohësh që spitalet rajonale të kenë mundësinë e trajtimit të pacientëve me Covid dhe kjo si një skenar i ndërmarrë në rastet kur katër spitalet Covid në Tiranë të mos kenë mundësi të trajtojnë pacientët.
“Blerje barna për terapinë Anti Covid -19, e ndarë ne 14 lote ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 12 muaj” fondi limit: 181,173,788.67 lekë”, është shuma e akorduar nga ministria për spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ky tender me një afat 1-vjeçar. Kjo nënkupton se Ministria parashikon që kjo pandemi të zgjasë dhe 12 muaj, ndaj kërkon sigurimin e medikamenteve për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.
Gjithashtu kërkohet që të sigurohet edhe oksigjeni i nevojshëm për pacientët e prekur nga koronavirusi dhe që është domosdoshëm për ato të sëmurë që i nënshtrohen terapisë intensive.
Për tendera të ngjashëm për blerje ilaçesh dhe oksigjeni janë shpallur edhe nga spitalet e tjera rajonale si ai Durrësit, Shkodrës, Fierit, Korçës apo dhe Kavajës. Edhe pse nuk ka një recetë unike për kurimin e covid, spitalet parashikojnë blerjen e disa medikamenteve antibiotik si deksametakzon, tigecycline; Azithromycin, Amoxicillin, etj. Gjithashtu kërkohet që të blihen edhe ilaçet që kurojnë ankthin, problemet psikike, apo që lehtësojnë dhimbjet.
Në Shqipëri kemi një rritje të numrit të të infektuarve me Covid këtë fillimviti. Muaji shkurt po arrin shifra alarmante ku shënohen të paktën mbi 1 mijë të infektuar në ditë. Ndërsa alarmante janë edhe shifrat e shtrimeve në spitale, duke arritur numrin maksimal të shtretërve. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Tenderat e spitaleve
Spitali Shefqet Ndroqi
“Blerje barna për terapinë Anti Covid -19, e ndarë ne 14 lote, Marrëveshje Kuadër me disa operatorë ekonomik (një OE të vetëm fitues për secilin lot)- ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 12 muaj” Fondi limit: 181,173,788.67 Lekë
“Blerje Oksigjen (gaz për përdorim mjekësor, i lëngshëm)” për nevojat e SUSHN – Marrëveshje Kuadër me një operator ekonomik – ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 1-vjeçar – 12 muaj”- Fondi limit: 196,963,672.00 Lekë
Objekti i tenderit: loti 14 – vancomycine- 15,675,000.00 Lekë
Objekti i tenderit: loti 13 – gelatin tannate (Porcine origin) Fondi limit: 149,600.00 Lekë
Loti 12 – lactuloze Fondi limit: 199,086.67 Lekë
Loti 11 – alprazolam- Fondi limit: 14,412.00 Lekë
Loti 10 – piperacillin + tazobactam Fondi limit: 30,090,000.00 Lekë
Loti 9 – promethazine Fondi limit: 52,900.00 Lekë
Loti 8 – haloperidol- Fondi limit: 174,500.00 Lekë
Loti 7 – haloperidol- Fondi limit: 46,840.00 Lekë
Loti 6 – tigecycline- Fondi limit: 24,575,600.00 Lekë
Loti 5 – omeprazole Fondi limit: 33,725,000.00 Lekë |
Loti 4 – colistine Fondi limit: 29,225,000.00 Lekë
Loti 3 – albumine humane-Fondi limit: 28,985,850.00 Lekë
Loti 2 – dalteparine- Fondi limit: 13,160,000.00 Lekë
Loti 1 – Sodium Bicarbonate- Fondi limit: 5,100,000.00 Lekë
Spitali i Fierit
Furnizim vendosje “Instalimi i Rrjetit te Oksigjenit në katin e katërt” të Spitalit Rajonal Fier (godina qendrore) Fondi limit: 15,708,714.00 Lekë
Tenderat Spitali Korçë
Blerje barna për nevojat e Spitalit Korçë ndarë në 16 lote”, Marrëveshje kuadër me disa operatorë ekonomike (një OE të vetëm fitues për secilin lot) – ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 1-vjeçar (12 muaj)”-vlera 5,883,399.55 Lekë
Anti-infektive te pergjithshem Amoxicillin + Clavulanic Acid 1gr + 200 mg Flakon- vlera 683,651.20 Lekë
Loti 2 Barna Antineoplastike dhe immunomodulatore Dacarbasine 100 mg Flakon 203,534.84 Lekë
Loti 8 Metabolizmi dhe trakti tretës Ascorbic acid (Vitamine C) 100 mg Tabletë vlera 38,880.00 Lekë
Loti 7 Barna hormonale sistemike, hormonet seksuale Methylergometrine Maleate 0.2 mg/1 ml Ampule vlera 4,247.57 Lekë
Loti 6 Barna hormonale sistemike, hormonet seksuale Dexamethasone 4 mg/ml – 1 ml Ampule- vlera 1,209,208.60 Lekë
Loti 5 Barna Antineoplastike dhe immunomodulatore Irinotecan 20 mg/ml – 5 ml Flakon- vlera 1,284,698.77 Lekë
Loti 4 Barna Antineoplastike dhe immunomodulatore Goserelin acetate 10.8 mg Shiringe e para përgatitur- Fondi limit: 888,777.55 Lekë
Loti 3 Barna Antineoplastike dhe immunomodulatore Etoposide 20 mg/ml – 5 ml Flakon- 206,817.66 Lekë
Loti 2 Barna Antineoplastike dhe immunomodulatore Dacarbasine 100 mg Flakon Fondi limit: 203,534.84 Lekë
Loti 1 Anti-infektive të përgjithshëm Amoxicillin + Clavulanic Acid 1gr + 200 mg Flakon Fondi limit: 683,651.20 Lekë
Spitali i Shkodrës
Blerje Oksigjen mjekësore- Fondi limit: 44,411,200.00 Lekë
Spitali Durrës
“Blerje Doreza Ekzaminimi ”Spitalin Rajonal Durrës Fondi limit: 2,308,800.00
Loti 2 Oksigjen Gaz për përdorim Mjekësor Fondi limit: 331,776.00 Lekë
Blerje oksigjen mjekësor lëng dhe gaz për Spitalin Rajonal Durrës, ndare ne 2 lote Fondi limit: 130,392,576.00 Lekë
Loti 1 Oksigjen Lëng Fondi limit: 130,060,800.00 Lekë
Spitali Kavajë
15 prokurime- Blerje Medikamente të deleguara nga MSHMS për nevoja të Drejtorisë Shërbimit Spitalor Kavajë ndarë në lote gjithsej 15. -Marrëveshje Kuadër me disa operatorë ekonomik Fondi limit: 874,225.00 Lekë
Lot.15 Barna hormonale sistemike hormonet Progesterone Fondi limit: 5,184.00 Lekë
Loti 14 Anti-infektive të përgjithshme Metronidazole Fondi limit: 31,440.00 Lekë
Lot .12 Gjaku dhe organet formuese te gjakut Nadroparine sodium Fondi limit: 415,800.00 Lekë
Lot ..11 Sistemi nervor Paracetamol| Fondi limit: 365,112.00 Lekë
Lot .10 Anti-infektive të përgjithshëm Azithromycin Fondi limit: 5,000.00 Lekë
Sistemi muskolo-skeletik Ibuprofen Fondi limit: 1,500.00 Lekë
Lot. 8 Sistemi kardiovaskular Nitroglycerine- Fondi limit: 3,624.00 Lekë
Lot .7 Gjaku dhe organet formuese te gjakut Folic acid Fondi limit: 380.00 Lekë
Lot .6 Sistemi kardiovaskular Valsartan- Fondi limit: 780.00 Lekë
Lot .5 Sistemi kardiovaskular Simvastatine Fondi limit: 650.00 Lekë
Objekti i tenderit: Lot .4 Sistemi kardiovaskular Carvedilol- Fondi limit: 1,060.00 Lekë
©Copyright Gazeta Shqip