“Shqipëria fiton më 25 prill”, Basha: Unë e kam mundur Edi Ramën dhe shqiptarët e dinë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i bindur se në zgjedhjet e 25-prillit do të jetë kryeministër i Shqipërisë.

Në një intervistë për Abcnews, Basha tha se ai e ka mundur Edi Ramën, dhe fati i Shqipërisë do të vendoset në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Bashës, asgjë nuk mund të ndryshojë pa larguar Edi Ramën nga pushteti.

“Shikoni kёtu nuk ka asgjё personale sepse nё rrafshin personal unё jo vetёm e kam sfiduar por dhe e kam mundur Edi Ramёn dhe kёtё e mbajnё mend tё gjithё banorёt e Tiranёs dhe tё gjithё shqiptarёt. Kёtu ka diçka shumё mё tё madhe, ёshtё fati i shqiptarёve, ёshtё fati i Shqipёrisё dhe fati i shqiptarёve qё vendoset mё 25 Prill, prandaj pёrballja ёshtё midis gjithё shqiptarёve dhe Shqipёrisё dhe njё njeriu qё kёrkon ta mbajё peng pasi ka pasur 8 vite tё gjitha instrumentat e pushtetit nё dorё, ёshtё njeriu qё ka pasur mё shumё pushtet se Enver Hoxha dhe ka dёshtuar nё çdo fushё.

Me thoni ju çfarё mund t’i ofrojё mё Edi Rama shqiptarёve?! Dhe çdo shqiptar e di qё pa larguar atё, asgjё nuk do tё ndryshojё. Asgjё nuk mund tё ndryshojё pa larguar Edi Ramёn. Ndaj hapi i parё ёshtё largimi i tij i cili do tё ndodh nё 25 prill, po do tё humb Edi Rama por do tё fitojё Shqipёria.

Do tё fitojnё shqiptarёt, do tё fitojnё tё rinjtё, do tё fitojnё pensionistёt, do tё fitojnё mjekёt, infermierёt, pedagogёt, mёsuesit. Do tё fitojё Shqipёria. Kjo është përballja dhe kjo nuk është retorikë, por realiteti me të cilën unë ndeshëm ditë për ditë.

Kam takuar gjatë këtyre ditëve, javëve, muajve, pavarësisht prej kufizimeve të COVID-it qindra mijëra qytetarë kudo, ka një entuziazëm në rritje, e shikoni edhe në sondazhet që publikohen, sigurisht ato që qeveria nuk arrin t’i manipulojë, opozita ka një mbështetje plebishitare, njerëzit mezi presin ndryshimin, partia demokratike ditë për ditë zmadhojnë përkrahjen popullore dhe me 25 prill Shqipëria fiton, partia demokratike dhe aleatët fitojnë, Rama humb dhe ky është konkluzioni i 8 viteve të dështimeve të tij”,  tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT