‘Shqipëria ka potencial për investime amerikane’/ Kim: Sundimi më i fortë i ligjit dhe gjykatat e pastra tërheqin…

‘Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane’ kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim.

Teksa ka shpërndarë një artikullin ‘Skavica dhe gazi në Vlorë, planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri’, ambasadorja amerikane shton se sundimi më i fortë i ligjit dhe gjykatat e pastra do tërheqin më shumë investimet.

“Potenciali për investime të mëdha nga SHBA në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë. Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të lidhura”, shkruan Yuri Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT