Shqiptari në moshë të re vdes nga covid, u la pa trajtim. Ngjarja shkakton debat në Itali, lë pas gruan 25-vjeçare me dy fëmijë

Itali – Një shqiptar i moshës 38 vjeçar nuk e ka fitur dot betejën me Covid dhe ka ndërruar jetë në Itali. Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, raportohet se ka ndërruar jetë më 7 shkurt.

Rasti ka krijuar shumë polemika në rajonin Molise, për shkak të mungesës së një spitali për trajtimin e rasteve me Covid.

Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, shqiptari u dërgua për mjekim, por spitali nuk kishte kushtet për të mjekuar personat e infektuar me COVID-19.

Atij nuk iu dha kurrë ndihma mjekësore ndërroi jetë duke lënë pas gruan 25-vjeçare dhe dy fëmijë të mitur, raportojnë mediat përtej Adriatikut.

Vdekja e tij shkaktoi debate të shumta në këtë rajon mes drejtuesve të institucioneve lokale për mungesën e një spitali për të trajtuar pacientët, të cilët deri tani transferoheshin me helikopter në qytetet e tjera.

Marre nga interris.it

Back to top button
LAJMET E FUNDIT