“Shtet shkër…ë”, revoltohet Andi Bushati: Vij në shtëpi dhe shoh ministren që ia hipën borëpastrueses, këta dhe njeriun më të duruar e bëjnë vrasës

Andi Bushati ka treguar se pas disa orësh i bllokuar në Lezhë për shkak të motit të keq, pa ndihmën e askujt, ka mundur të mbërrijë në shtëpi.

Ai ndërkohë shprehet i revoltuar me shtetin dhe shkruan se këta të bëjnë me zor vrasës.

“Pasi kam kaluar me orë të tëra i bllokuar pranë Lezhës bashkë me qindra të tjerë, pasi nuk pashë për be asnjë borëpastruese, asnjë kripëhedhëse apo qoftë dhe makinë policie që të jepte informacion elementar, sa mbërrij në shtëpi, falë një aventurieri që çau rrugë pa rrugë mes fshatrave, shoh ministren që jep shfaqe pasi ia ka hypur një borëpastrueseje. 

Do e kuptoja po të thoshte që jemi një shtet shkërdhat, që kështu kemi qenë dhe kështu do mbetemi, kaq fuqi kemi përballë situatave të tilla etj…

Por ama me këto inskenimet e shpifura ku e vetmja makinë që mund të vihej në punë përdorej për xhirime, këta edhe njeriun më të duruar mund ta shndërrojnë në vrasës…

I imagjinoj fytyrat e atyre që pata me orë pranë kur të shohin në ekran Belindën sapo të futen në shtëpi…”, shkruan Bushati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT