‘Si mundet Tirja t’i bëjë këto, pse ajo e drejton spitalin?” Gjyqtarja përplaset me prokurorin: Pse kanë fshirë SMS-të

Detaje të reja janë zbardhur nga seanca që po zhvillohet për infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxha të arrestuara lidhur me skandalin te “Shefqet Ndroqi”.
“Report TV” bën me dije se 4 të ndaluarat kanë fshirë çdo SMS nga telefoni. Prokuroria ke thekuar se po punohet për rikuperimin e mesazheve.
Gjyqtarja: Të mos kishin bashkëpunim me Tiren, përse i fshinë SMS-të, sapo u arrestua Tirja.
Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 4 të arrestuarat. Sipas prokurorisë ky hetim do të vazhdojë çdo ditë, pasi është një nga dosjet me voluminozë.
Gjyqtarja e çështjes Rexhina Merlika ka pyetur prokuroret sesi mundet Tirja që të bëjë këto.
‘Si mundet Tirja që të bëjë këto prokuror? Tirja e drejton spitalin?!’- është shprehur gjyqtarja.
Prokuroria: Të ndaluarit kanë fshirë komunikimet dhe sapo të rikuperohen do t’i sjellin. 4 celularë janë në policinë shkencore. Nuk kemi vetëm Tiren.
Gjyqtarja: Duhet të edukojmë qytetarët të mos japin para. Këto çdo kush i di mirë. duan lekë të shkojnë në spitale private apo shërbime me lekë. Por jo në spitalin publik. Shteti i ka marrë për sipër këto shërbime dhe 10 lekë të vjetra, do të mbajë përgjegjësi.
Gjyqtarja: Përse duhet fjala kafe brenda spitalit me SMS?