“Situata delikate, ka prekje të grupmoshave të reja”- Tomini jep ALARMIN: Covid po sjell një klinikë të ashpër

Zëvendëministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini e ka pashkruar si “delikate” situatën e krijuar nga epidemia e COVID në vend, ku është rritur shumë numri i të infektuarve e po ashtu edhe ai i viktimave.
Në “A2CNN”, Tomini u shpreh se të dhënat tregojnë se Covid po sjell një klinikë të ashpër, duke shtuar se ka një prekje edhe te grupmoshat e reja.
Ajo shtoi më tej se në spitale janë ezauruar 74% e shtretërve dhe në reanimacion 44%.
“Situata është delikate, kemi raste humbje jete, raste në terapi intensive dhe të intubuara. Këto indikatorë tregojnë që Covid po sjell një klinikë të ashpër. Ka prekje të grupmoshave të reja aktive. Parashikimet për vetë sezonin favorizojnë bashkimet familjare, të qëndruarit në grup dhe shumë të tjerë që prishin distancimin fizik dhe sjell të kemi aktivitet dhe transmetueshmëri. Nuk kemi ezaurim të kapaciteteve spitalore, nga 855 shtretër kemi ezaurim të 74% të shtretërve dhe reanimacioni 44 %. Jemi akoma në skenarin e parë; përgjigje spitalore të shërbimit shëndetësor dhe për të mos krijuar panik dhe vigjilenca nuk duhet humbur. Ka njerëz që nuk zbatojnë rregullat”, tha Tomini.