Situata mbetet problematike, IGJEUM paralajmëron për përmbytje në këto data

Ndonëse moti me shi i la vendin diellit dhe temperaturave të ngrohta, sërish Shkodra rrezikohet nga përmbytjet.
Sipas Institutit të Gjekoshkencës, nivelet dhe prurjet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumit Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme deri në datën 7 Shkurt 2021.
Ndërkohë, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës, nga data 8 deri 12 shkurt, pritet rritje e prurjeve, e niveleve dhe e rrezikut të përmbytjeve, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës.
Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve.