Situatë shqetësuese në spitale, 656 pacientë të shtruar. Sa vaksinime anticovid u realizuan sot

Situata në spitalet COVID në Shqipëri është rënduar ndjeshëm, pasi aktualisht 656 pacientë raportohet se janë të shtruar, 16 prej tyre të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.
Sot në vendin tonë u regjistruan 1039 raste të reja dhe 15 humbje jetë, mes të cilëve edhe një 18 vjeçar.
937 vaksinime 24 orët e fundit
Gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6728 vaksina antivCOVID.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.
Aktualisht në Shqipëri numërohen 35,286 raste aktive me COVID, ndërsa nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 1,681 viktima. /Gazeta SHQIP