Spitali Rajonal i Fierit/ Rama: Punimet po ecin si sahat zvicerian, s’besoja tek Erdogan por…

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Fier për të inspektuar punimet në spitalin rajonal Memorial që po ndërtohet.
Kreu i qeverisë tha se puna po ecën shumë mirë, si orë zviceriane dhe se beson se brenda 3 muajve punimet do të mbyllen.
Ai shpjegoi dhe si do të procedohet me personelin mjekësor dhe si do të paguhen mjekët dhe infermierët.
“Spitali Rajonal Memorial i Fierit po ecën në mënyrë perfekte, si sahat zvicerian, dhe shoh që premtimi i Erdoganit për ta përfunduar për 3 muaj po del i vërtetë, edhe pse isha skeptik. Do jetë qendër pilot të dhënies së dijes dhe shërbimit. Buxheti do menaxhohet nga spitali, mjekët dhe doktorët do paguhen në bazë të performancës dhe jo me rrogë bazë.
Sot kthehet ekipi nga Ankaraja ku kanë qenë për të finalizuar modelin, 50 menaxherë, shefa pavionësh, mjekë e infermierë, 320 do jenë mjekë shqiptarë, të rinj e të reja, pranë tyre do vendoset në skuadrën e menaxhimit, 2-3 kandidatë për të marrë në dorë menaxhimin kur të mbarojë tranzicioni. Gjithçka është sipas planit,” tha Rama.