STATISTIKAT: Mos bëj si Luli! Qindra jetë mund të ishin shpëtuar nëse do vendosej rripi i sigurimit

Kryeopozitari Lulzim Basha u shfaq teksa shijonte fundjavën me bashkëshorten e tij duke udhëtuar me makinë, por ajo që i tërhoqi vëmendjen qytetarëve të shumtë ishte mosvënia e rripit të sigurimit.

Nuk kanë vonuar reagimet e shumta, ndër to edhe ai i zv.ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili kërkon të sensibilizojë qytetarët duke i këshilluar të mos veprojnë si kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Ai tregon statistikat e aksidenteve fatale në vendin tonë, dhe thotë se shumë prej tragjedive mund të ishin shmangur nëse shoferët e pasagjerët do të kishin vendosur rripin e sigurimit.

Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale:

“Mos bëj dhe ti si Luli!

Mbi 1000 vetë kanë humbur jetën në vitet 2009-11, kur Luli ishte MB. Shumë prej tyre mund të kishin shpëtuar falë rripit të sigurisë!

Më tepër se librat, fëmijët mësojnë nga sjellja e prindërve.

Timoni është përgjegjësi dhe jo aventurë!

dfgdeherh4rh.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT