Sulmohet me gurë autobusi me turistë kosovarë në Mal të Zi, shihni si i kanë thyer xhamat (FOTO)

Një autobus i një agjencie turistike nga Kosova është sulmuar në Mal të Zi mbrëmjen e sotshme.
Autobusi është sulmuar me gurë në afërsi të urës së Limit në Berane në Mal të Zi, ndërsa ka qenë shoferi që ka raportuar rastin në polici në Rozhajë. Autorët e sulmit kanë thyer xhamat e autobusit, por fatmirësisht nuk raportohet për turistë të lënduar.
“Gjithçka është një incident sporadik. Një gur, një dritare. Asgjë e organizuar”, tha policia malazeze.
Sulmi ndodhi në një ditë të shënuar, 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e ushëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë.