Synon presidencën, voton Ramush Haradinaj: Na presin shumë sfida, ju lutem votoni!

Ramush Haradinaj, kandidati i vetëshpallur për president të Kosovës, ka votuar mëngjesin e sotëm bashkë me bashkëshorten e tij.

Haradinaj kanë votuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.

”E ushtruam të drejtën tonë për të votuar, i lus të gjithë qytetarët që të votojnë. Na presin shumë sfida përballja me Serbinë, situata me pandeminë, ju lutem votoni të gjithë”, ka thënë ai.

Prej orës 07:00 të mëngjesit ka nisur procesi i votimit në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në këtë garë zgjedhore janë regjistruar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, ndërsa 1052 kandidatë synojnë për 120 vendet e parlamentit të ri.

Procesi ka nisur normalisht pothuajse në 2382 qendrat e votimit, ndërkohë që 1.7 milionë qytetarë kanë të drejtë vote. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT