Taksa e sheshtë, si “erëz ekzotike”, lista e shteteve që e aplikojnë

Taksa e sheshtë është një masë fiskale që nuk përdoret gjerësisht në botë. Në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha e ka kthyer sërish në skenë pas përdorimit që u bë nga Ridvan Bode në qeverisjen e para 2013.
Në fakt hyrja në fuqi e taksimit të sheshtë hyri nga viti 2008 dhe u përdor deri në 2013. Por në fund nuk se solli shumë të ardhura në buxhet.
Përgjithësisht taksa e sheshtë është përdorur si “karrem elektoral” nga konservatorët e së djathtës, por që në vende të mëdha e të fuqishme ajo nuk është përdorur kurrë. Përveç Rusisë, edhe ajo nuk se e ka përdorur masivisht.
Megjithatë ka pasur raste që ajo është konsideruar si një trend për të djathtët. I fundit ishte Salvini në Itali që e përdori si armën e fushatës së tij populiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018, ku doli forcë e dytë në vend. Por nuk arriti ta përdorë, pasi duke qenë një shtet i konsoliduar e me një administratë fiskale të fortë, doli se nëse do të implementohej mund të kishte qindra miliardë euro më pak në arkën e shtetit.
Kështu flat-tax mbeti vetëm një legjendë urbane dhe material parodish të emisioneve humoristike apo filmave komikë me Aldo Giovani e Giacomo. E kështu flat-tax nuk u përdor asnjëherë në Itali. Aktualisht janë 20 vende që e përdorin dhe ata nuk kanë të njëjtin tavan si dhe të njëjtin përdorim. Kryesisht përdoret nga vendet që duan të ulin tarifën personale për ata shtete që kanë një klasë të rëndësishme njerëzish të pasur, apo bëhen vend mikpritës i personave që kanë shumë para.
Këtu përfshihen parajsat fiskale, apo xhepat e njohura si principata ishuj apo edhe vende që thithin para nga të gjitha anët. Ndërkaq, përdorimi i taksës së sheshtë nuk është i limituar vetëm tek të ardhurat, pra konkretisht rroga apo të ardhurat që një biznesmen i kalon në portofolin personal, por edhe në taksat ku tatohen kompanitë. Më poshtë po japim listën e plotë të vendeve që përdorin taksën e Sheshtë.
Nga Europa janë vetëm: Maqedonia e Veriut, Estonia, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Hungaria, Ukraina dhe Moldavia.
Taksa e Sheshtë u ideua në vitin 1956 nga ekonomisti i njohur amerikan Milton Fridman. Kur doli si ide ajo u quajt si revolucion pasi ishte një kundërshtar i taksës historike e të lashtë sa botë që është taksa progresive. Edhe në Bibël, edhe në Kuran, apo edhe në shtetet e antikitetit, kryesisht administratat merrnin të ardhurat fiskale në bazë të pasurisë që ka një person; siç është e njohur e dhjeta e kishës, apo siç është në Itali taksa e Vatikanit 3 për 1 mijë, etj, etj.
Lista e Plotë e vendeve që aplikojnë taksën e sheshtë
Abkhazia 10%
Armenia 22%
Artsakh 21%
Belarus 13%
Belize 25%
Bolivia 13%
Bosnia and Herzegovina 10%
Bulgaria 10%
East Timor 10%
Estonia 20%
Georgia 20%
Greenland 42-44%
Guernsey 20%
Hungary 15%
Jersey 20%
Kazakhstan 10%
Kurdistan 5%
Kyrgyzstan 10%
Madagaskar 20%
Moldova 12%
Mongolia 10%
Nauru 10%
Maqedonia e Veriut 10%
Rumania 10%
South Ossetia 12%
Transnistria 10%
Turkmenistan 10%
Ukraine 19.5%
Uzbekistan 12%
Gazeta Shqip