Të dhënat/ Sa persona janë vaksinuar në Shqipëri, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dy dozat

Pas mbërritjes së 7020 dozave të tjera të COVID nga kompania Pfizer dy ditë më parë, procesi i vaksinimit ka vijuar sot në dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve.
Sipas autoriteteve zyrtare, gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve.
Sa të vaksinuar kemi që nga nisja e procesit?
Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona. 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dy dozat e vaksinave, duke qenë thuajse totalisht të mbrojtuar ndaj virusit.
Sipas autoriteteve, në Shqipëri në total janë kryer 2313 vaksina antivCOVID. /Gazeta SHQIP