Të futura në thasë dhe të vulosura, mbërrijnë në Kosovë votat e Diasporës

Kanë mbërritur në Kosovë votat e qytetarëve të diasporës, të cilët kanë zgjedhur partinë e preferuar për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Të futura në thasë dhe të vulosura, ato janë transportuar nga Qendra transitore Postare drejt Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të shoqëruara nga patrulla të policisë.
Gjatë transportimit kanë qenë të pranishëm edhe vëzhguesit e akredituar nga partitë politike dhe organizatat e interesuara.
Kujtojmë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në Kosovë në 14 shkurt.