VIDEO/ Tjetër DENONCIM nga infektivi, vajza e pacientit me COVID: Babanë e nxorën, s’na japin portofolin dhe unazën

Një tjetër denoncim vjen nga vajza e një pacienti me Covid, e cila shprehet se ka humbur sendet personale të të atit.

Ajo në një denoncim për media është shprehur se kur baba ii saj ëhstë trabsferuar nga Covid-1 te Covid3 i kanë dhënë varsen e tij, por që mungonte unaza dhe portofoli i tij.

Sipas saj në momentin kur ka shkuar për t’i tërhequr i kanë thënë se ia kanë çuar te spitali COVID-3 ndërsa më pas i është thënë se i ka marrë vajza.

“Unazën e këna këta këtu. E kanë marrë dje nga Infektivi e kanë çuar te COVID3. Atje më dhanë vetëm varësen. Nuk e di babi kishte portofolin më tha e kam me lekë. Dje erdha me e marrë ajo nuk m’i dha se thotë shoqe nuk ke kartën e identitetit.

Sot më tha i ka marrë goca. Unë nuk i kam marrë dje. Varësen e mora me fotografi. Tani portofolin dhe unazën ta gjejnë këta këtu.

Dje fola me një kryeinfermiere Zana. Erdha sot në mëngjes më thanë i kemi çuar atje. Atje më thanë që ia kam dhënë të bijës. Unë jam e bija nuk ka asnjë tjetër këtu”, shprehet ajo

Pas denoncimit të gruas në polici dhe në media, pas 30 minutash janë gjetur portofoli me para dhe sendet personale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT