‘Tronditet’ Serbia, Biden i dërgon letër Vuçiçit: Njihni Kosovën!

Mediat serbe kanë publikuar një artikull sot, ku ka treguar se Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka dërguar një letër Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Thuhet se Biden këtë letër ia ka dërguar me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Në këtë letër, sipas medias serbe, Joe Biden ka folur për një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të thotë me njohje në fund.

Biden po ashtu shkroi se SHBA do të mbështesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Mediat serbe shkruajnë se, ndërsa bëhet fjalë për urimin për Ditën e shtetësisë së Serbisë nga Shtëpia e Bardhë, që janë kryesisht protokollare, një mesazh i llojit të tillë u dërgua për herë të pare. Vuçiç pritet që sot t’i përgjigjet këtij mesazhi.

 

Screenshot_7.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT