U infektua pasi bëri vaksinën, Bino fajëson Piperon: Erdhi si shkak…

Silva Bino ka folur edhe për infektimit të mjekut Pëllumbi Pipero, i cili u infektuar edhe pse kishte marrë vaksinën anti Covid. Në konferencën për shtyp Bino ka fajësuar Piperon, pasi sipas saj nuk ka respektuar rregullat anti Covid.

“Në lidhje me doktorin dhe kolegun tonë, është një rast infektimi nga Sars COv2, në periudhën kur nuk janë krijuar akoma anti trupat. Doktori është një persona që punon dhe ka kontakte me njerëz. Ky është një shkak për të thënë dhe ata që e kanë bërë vaksinën nuk do të thotë se duhet të ulin masat e parandalimit, por përkundrazi duhet t’i zbatojnë po njësoj”, tha Bino.

Sipas saj, masat e imunitetit fillojnë pas javës dy ditë, nga doza e parë te doza e dytë, duhen 5-6 javë të krijohen antitrupat. “Ndaj duhet të mabhen maskat dhe të zbatohen rregullat, derisa situata të përmirësohet”, theksoi Bino.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT