U lanë në burg, bashkëpunëtoret e Tires bëjnë kërkesën e papritur

U merrin para pacientëve te spitali COVID-2, “shoqet” e Tires kërkojnë lirinë në Apel

Tre infermieret dhe sanitarja që u arrestuan si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit, pasi akuzohen se merrnin ryshfet për t’u kujdesur për pacientët me COVID në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë bërë ankim në Gjykatën e Apelit.

Burime bëjnë me dije për “ABC” se Mira Bushi, Sheqerie Koci, Sidorela Cela dhe sanitarja Rukije Hoxhaj kërkojnë ndryshim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që i la në arrest me burg për 45 ditë, duke i lënë kohë prokurorisë të sigurojë prova të reja.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së tyre do të mbahet në datë 23 Shkurt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT