U vlerësua nga DASH si “Kampion Kundër Korrupsionit” shefja e ONM-së përgëzon Dvoranin: Urime! Do u mbështesim në sistemin e drejtësisë

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar pas vlerësimit të Ardian Dvoranit nga Departamenti Amerikan i Shtetit si “Kampion Kundër Korrupsionit”. Në një postim në Twitter Calavera uron Dvoranin për përzgjedhjen si ‘kampion kundër korrupsionit’.

“Urime Ardian Dvoranit nga Shqipëria për përzgjedhjen si Kampion Kundër Korrupsionit!”, shkruan Calavera në Tëitter.

Më tej shefja e ONM-së shprehet se: “Guximi i qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve është thelbësor për përparimin në luftën kundër korrupsionit”, duke shtuar se do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në sistemin e drejtësisë.

Postimi i plotë i Genoveva Ruiz Calavera:

“Urime!!! Guximi i qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve është thelbësor për përparimin në luftën kundër korrupsionit. Do të vazhdojë të mbështesë të forcojë shtetin e së drejtës, të çrrënjosë korrupsionin dhe të vendosë baza të begata për zhvillimin ekonomik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT