“Urime Kurtit! Shqipëria do të jetë avokate e pakompromis e interesave të vëllezërve tanë kosovarë”

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçkës, ka përshëndetur fitoren e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Xhaçka i uroi suksese Lëvizjes Vetëvendosje në krijimin e qeverisë së re dhe fillimin e punës për adresimin e sfidave që Kosova ka përpara.

“Sikurse ka ndodhur në çdo moment të historisë sonë, Shqipëria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e palëkundur dhe avokate e pakompromis e interesave të vëllezërve tanë kosovarë” shkruan ajo ndër të tjera.

“Zgjedhjet në Kosovë ishin një shfaqje maturie demokratike e klasës politike & institucioneve të Kosovës. Urime LVV për fitoren! Shumë suksese në krijimin e qeverisë së re dhe fillimin e punës për adresimin e sfidave që Kosova ka përpara.

Sikurse ka ndodhur në çdo moment të historisë sonë, Shqipëria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e palëkundur dhe avokate e pakompromis e interesave të vëllezërve tanë kosovarë” shkruan ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT