Ushtria ‘shkul’ makinat nga akulli, çisterna furnizon mjetet që u ka mbaruar karburanti (FOTOT)

Ushtria u ka ardhur në ndihmë edhe me karburant mjeteve të bllokuara në rrugë nga moti i keq.

Aksi rrugor Lezhë-Milot ka pasur problemet më të shumta mbrëmjen e shkuar. Një mjet çisternë i FA ka mbërritur për të furnizuar mjetet e mbetura pa karburant, ndërkohë që trupat Komando po ndihmojnë edhe me krahë zhvendosjen e makinave të bllokuara

“Stuhi të tilla bore që rrallë përfshijnë ultësirën perëndimore kanë shkaktuar probleme në aksin Lezhë-Milot.

Megjithatë, Forcat e Armatosura janë angazhuar menjëherë për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e situatës. Një mjet çisternë i FA ka mbërritur për të furnizuar mjetet e mbetura pa karburant, ndërkohë që trupat Komando po ndihmojnë edhe me krahë zhvendosjen e makinave të bllokuara.”, njoftojnë autoritetet. /Gazeta SHQIP

Ushtria 'shkul' makinat nga akulli, çisterna furnizon mjetet

Ushtria 'shkul' makinat nga akulli, çisterna furnizon mjetet

Ushtria 'shkul' makinat nga akulli, çisterna furnizon mjetet

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT