Vaksinimi i 24 personaliteteve, gazetarja e njohur: Jeta e prindërve tanë vlen më pak, faleminderit qeveri që ma kujton

Vendimi i qeverisë për të vaksinuar personalitet e njohura të ekranit, ka ngjallur debate të shumta në rrjet. Një ditë më parë, 24 personalitete të artit dhe politikës morën dozën e parë të vaksinës.

Lidhur me këtë ka reaguar gazetarja e njohur, Egla Bardh, e cila shprehet: “Jeta e prindërve tanë vlen më pak se e personaliteteve. Faleminderit qeveri që ma kujton”.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku shtoi se “ne nuk kemi një strategji të pastër dhe të saktë në lidhje me vaksinimin”. Sipas gazetares, deklaratat e Ramës janë të mirë menduara, për të na ofruar një tymnajë rreth situatës.

“Ne nuk dimë se sa për qind e popullsisë do të vaksinohet, cilat janë kategoritë që kanë prioritet fillimisht. Njerëzit përfshihen duke u marrë më ketë deklaratë dhe jo me mungesën e vaksinës. Ka patur një mungesë të theksuar komunikimi me njerëzit për vaksinimin”, tha Egla.

Sipas saj, mënyra e procesit të vaksinimit që është bërë nga kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë, nuk është strategji besueshmërie.

“Jeta e prindërve dhe familjarëve tanë vlen më pak se e personaliteteve. Kemi një ligj për shërbimin shëndetësor, ku thuhet se nuk duhet t’i mungojë asnjë personi shërbimi shëndetësor. Jemi në grackën e qeverisë. Ne nuk e dimë se kur do i vijë radha prindërve tanë. Sa për qind do të vaksinohen. Mendoj se edhe mësuesit e policët duhet të kenë prioritet”, tha gazetarja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT