Vaksinimi i personaliteteve/ Rama: Nuk ka diferencim, janë të gjithë plus 80 vjeç

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka monitoruar nga afër procesin e vaksinimit të personaliteteve.

Pas kësaj, Rama ka folur për mediat, duke ju përgjigjur akuzave për diferencim në këtë proces. Ai theksoi fort se nuk ka diferencim, duke shtuar se të gjithë janë mbi 80 vjeç.

“Këta njerëz që vaksinohen sot janë të gjithë në kategorinë e plus 80-vjeçarëve. Nuk presim që të ndahen nga jeta për t’i kujtuar. Nuk bëhet lloj për diferencim, sepse këta njerëz i përkasin kësaj kategorie. Janë njerëz që vijnë nga rruga e kontributeve të vyera për këtë vend. Kjo do të vazhdojë gjatë gjithë kësaj dite”, deklaroi Rama.

Vaksinimi i personaliteteve/ Rama: Nuk ka diferencim, janë të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT