Vaksinimi i të moshuarve +80 vjeç/ Rama tek “Air Albania”: Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin sot në ambientet e stadiumit “Air Albania” për të inspektuar procesin e vaksinimit të të moshuarve +80 vjeç.

Kryeministri u shpreh optimist sa i takon bisedimeve me disa shtete për të marrë doza të konsiderueshme dozash vaksinash, ndërsa shtoi se nuk do që të flasë para kohe.

“Ditën e nesërme mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit, COVAX ka konfirmuar nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve,” shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT