Vaksinohet i moshuari i parë/ Rama: Në Europë është bërë nami në Shtëpitë e të Moshuarve

Është vaksinuar i moshuari i parë në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin sot në qytetin e Shkodrës, ku panë nga afër procesin e vaksinimit në Shtëpinë e të Moshuarve.

“Në Europë është bërë nami në Shtëpitë e të Moshuarve, jemi fat që nuk jemi përballur me situata të tilla. Sot mbaron vaksinimi këtu”, u shpreh Rama.

Manastirliu theksoi se ditën e sotme do të përfundojë vaksinimi për 45 të moshuarit në këtë shtëpi për të nisur më pas me të tjerët.

Ajo theksoi se shtëpitë e të moshuarve janë mbajtur të sigurta për shkak se që prej fillimit të pandemisë stafet e kujdesit u izoluan.

“Të moshuarit që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve kanë kushte shumë të mira. Sot jemi në shtëpinë e të moshuarve në kuadër të vaksinimit të kombinuar. Do të bëjmë vaksinat për të moshuarit që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve. Ne kemi bërë një strategji që në fillim duke i mbajtur stafet të mbyllura në shtëpinë e të moshuarve”, tha ministrja.

Vaksinohet i moshuari i parë/ Rama: Në Europë është

Vaksinohet i moshuari i parë/ Rama: Në Europë është

Back to top button
LAJMET E FUNDIT