Vdes nga Covid gruaja e simbolit të rezistencës shqiptare

Covidi i merr jetën Xhemajlije Hoxha Demaçi, gruas së simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi. Lajmin e trishtë e ka dhënë i biri Shqiptar Demacci.

“Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasdite nga pasojat e Covid-19. Varrimi bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e Lagjes Arberia (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pamë nuk do të organizohet per shkak te pandemise. Faleminderit shume per ngushellimet tuaja”, shkruan i biri.

Xhemajlije Hoxha Demaçi kishte bërë një jetë të vështirë. Pas burgosjes së burrit të saj, Adem Demaçit, atë e largojnë nga vendi i punës së saj, mësuese në Prilluzhë të Vushtrrisë. Me qëllim të lehtësimit të jetës së saj, Adem Demaçi i shkruan një letër nëpërmjet së cilës i kërkon asaj që të bëjë kërkesë për shkurorëzim.

Pas shkurorëzimit, Xhemajlinen e kthejnë në shkollës si pastruese e më vonë në detyrën e mësueses. Më vonë u detyrua ta pranojë që ta sigurojë ekzistencën për vete dhe fëmijët. “Unë u ndjeva shpirtërisht i lehtësuar” ka treguar në mes tjerash, simboli i rezistoëncës sonë kombëtare, Adem Demçai duke përkujtuar vitet e tij nëpër burgjet e Jugosllavisë dhe vuajtjet e familjarëve të tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT