Vetëvendosja fiton në bastionin e LDK-së

Vetëvendosja ka nisur festën edhe në Istogun që ishte bastion i LDK-së.
Kryetari i degës së VV-së në Istog, Agron Avdiaj, ka thënë për Klan Kosovën se sipas rezultateve preliminare që kanë Vetëvendosja prin në shumicën e vendvotimeve.
“Tashmë kanë filluar raportimet e para të komisionerëve për rezultatet. Në shumicën prej vendvotimeve jemi duke prirë si Vetëvendosje, madje unë dy tri herë kërkova verifikimin sepse thashë a jemi në Istog, apo jo. Në nivel të Kosovës në Istog do të vërehen akoma më shumë ndryshimi i nevojshëm për Kosovën”.