Vetëvendosja fiton në vendlindjen e Ibrahim Rugovës dhe Avdullah Hotit

Mediat kosovare kanë zbuluar se Vetëvendosja ka dalë parti fituese në vendlindjen e kandidatit për kryeministër të LDK-së, Avdullah Hoti.
Sipas burimeve të RTV21, në fshatin Ratkoc, vendlindjen e Avdulllah Hotit-kandidatit për kryeministër nga LDK, ka fituar Lëvizja Vetëvendosje.
Gjithashtu mediat bëjnë të ditur se dhe në vendlindjen e liderit legjendar Ibrahim Rugova fitues ka dalë VV në Cercë të Istogut.
Sipas këtyre burimeve numrimi në fshatin Ratkoc ka përfunduar dhe rezultatet janë si në vijim:
Lëvizja Vetëvendosje: 460
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 452
Lidhja Demokratike e Kosovës: 335
Partia Demokratike e Kosovës:149
Nisma Socialdemokrate:27