VIDEO/ Amnisti, sa herë që arka e shtetit mbetet bosh

Top Story

Amnistia fiskale zakonisht ndodh për arsye të mbushjes së buxhetit me të ardhura në kohë të shpejtë.

Duke qenë se qeveria është ngushtë me të ardhura, atëherë amnistia fiskale mundet të kënaqë nevojën e menjëhershme për të ardhura. Kjo tregon indirekt simptomat e një rënie ekonomike, apo një performance fiskale jo të kënaqshme dhe në përmbushje të objektivave buxhetore.

“Një amnisti zakonisht adresohet për të shtuar të ardhura në mënyrë të shpejtë në buxhet.  Pjesa tjetër për të dhënë një moral ndryshe qeveria, kush është morali që fusë qytetarët në rrugën e ligjit apo të tregojë një model qeverisës ndryshe nga qeveria e mëparshme.

Në fakt ka ndodhur që është mjaftuar vetëm me futjen e disa parave në buxhet dhe nuk është menduar më pas se kjo amnisti çfarë efektesh prodhon. Si të bëhet një analizë që këta që nuk e respektuan ligjin do vazhdojnë të mos e bëjnë. Sepse ka njerëz apo kategori që nuk binden kurrë pra janë evazionistë të lindur, pikërisht ndaj këtyre shteti duhet të përdorë ato mjetet e presionit” u shpreh Eduart Gjokutaj, ekspert fiskal.

“Beson qeveria se do të ketë një rritje të të ardhurave por kjo nuk duhet zhveshur nga efekti që prodhon. Sepse ti për një gjobë që ke falur ke krijuar premisën e pesë gjobave të tjera që të mos paguhen. Por të pritet momenti I amnistisë që të paguhen. Kështu që amnistitë në përgjithësi nuk kanë një efekt pozitiv” u shpreh eksperti i ekonomisë, Panajot Soko.

Përveç nevojës për të ardhura në tërësinë e politikës fiskale të qeverisë mundet të ekzistojë edhe kërkesa për të përmirësuar pajtueshmërinë tatimore.  Ashtu si edhe mundet të jetë ambicia për të përmirësuar të ardhurat për një periudhë afatmesme.

“Kur planifikohen amnistitë natyrisht që kanë edhe një objektiv për të ardhurat. Por gjykoj që amnistitë e viteve të fundit nuk kanë arritur objektivat. Ka ndodhur që janë falur detyrime të ndryshme me periudha kohore por duke qenë se këto falje kanë vendosur disa kushte për të paguar një pjesë të detyrimeve dhe për tu falur pjesa tjetër. Mënyra se si ka funksionuar administrata ka qenë shumë burokrtaike, ka penguar procesin dhe nuk ka dhënë frytet e pritshme. Nga ana tjetër këto do të shërbenin si nxitje që amnistia tjetër të mos përsëritet dhe të bëjë të njëjtin gabim. Sa më shumë të përsëriten amnistitë kanë riskun e të mos u marrit seriozisht” u shpreh Eduart Gjokutaj, ekspert fiskal.

“Gjykoj që Shqipëria ka nevojë për disa amnisti por që duhet të studiohen mirë dhe të mos japin efektin negative te qytetarët e ndershëm. Madje për të ndershmit mund të ketë edhe skema bonusi. Vërtet po I falim dikujt mos të qenin i rregullt por me të njëjtin mekanizëm që kjo të duket edhe dicka positive, mund tu jepen bonuse edhe atyre që kanë qenë korrekt. Në këtë mënyrë jo vetëm që krijohet barazia por jepet edhe mesazhi që ju që keni qenë të rregullt vazhdoni se ne do jemi mirënjohës dhe vlerësues ndaj jush. Por nga ana tjetër duhet të kemi edhe ndalimin e keqpërdorimeve nga amnistia të këtyre që përfitojnë” u shpreh juristi, Jordan Daci.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT