VIDEO/ Basha: Bëhuni gati! Infermierët do e kenë rrogën 700 euro, mjekët 1200 euro, nuk do e braktisin vendin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar një video, një pjesë nga prezantimi i programit të tij ekonomik.

Lideri opozitar premton se paga e infermierëve do të bëhet 700 euro dhe e mjekëve 1200 euro. Sipas tij, kjo është një nga arsyet se pse bluzat e bardha nuk do ta braktisin më vendin.

“Në programin tonë “Shqipëria fiton Shëndetësinë”, paga e infermierëve do të bëhet 700 euro dhe e mjekëve 1200 euro. Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri. Mjekët dhe infermierët nuk do ta braktisin më vendin”, shkruan Basha krahas videos në facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT