Video/ Burri ish-ministres Shahini lëshon dronin me banerin provokues në mitingun e Albin Kurtit

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani patën sot një miting në Prishtinë ku në shesh ishin të pranishëm dhjetëra e qindra mbështetës. Për ta prishur këtë atmosferë të këtij takimi duket se ka menduar Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini.
Ai në mes të mitingut ka lesuar një dron me një baner me figurën e Albin Kurtit të veshur si ushtarak, duke aluduar për vendosjen e një regjimi.
“Një aeroplan lodër fluturon e tregon. Zhytja e thellë aty ku gëlon propaganda mbytëse krijon univers paralel, pa kohë e hapësirë. Një aeroplan lodër fluturon. Qielli do të mbetet i hapur, pa skaj, sepse liria është kushti njerëzor. Idetë e reja nuk do të mbarojnë sa t’ketë njerëzi. Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes. Kritika protestuese që kërkon liri e gjenë gjithmonë rrugën e vet. Edhe kur regjimi ka pushtuar e mbërthyer çdo skutë, një formë e re do të gjendet. Ka qenë kështu edhe në distopitë më të errëta totalitare. Një aeroplan lodër fluturon. Shikojeni qiellin! Kërkoni idetë! Atëherë do ta shihni mbretin cullak!”, shkruan Molliqaj në rrjetet sociale.