VIDEO/ Pas punës si shitëse, Rudina Hajdari shfaqet duke përgatitur djathë kaçkavall

Rudina Hajdari, kandidate për deputete në Elbasan e Nismës Thurje, ishte sot në Gramsh ku zhvilloi takime me qytetarët.

Deputetja opozitare ka zgjedhur një mënyrë ndryshe të të bërit fushatë, pasi sot u shfaq në një baxho në këtë qytet me disa zonja, duke i ndihmuar në përgatitjet e djathit kaçkavall.

“Sot në Gramsh pata kënaqësinë të ndihmoja zonjat e nderuara për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot më cilësore që ka Shqipëria. Nuk do lodhem së përsërituri se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë. Biznese të ndershme, të cilat ndihmojnë zonën duke mbledhur qumështin e i shërbejnë qytetarëve produktin më të mirë. Shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar. E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë”, shprehet Hajdari.

Pak ditë më parë, Hajdari u shfaq si shitëse në tregun e Përrenjasit, duke theksuar se puna e ndershme duhet të rikthehet në piedestal. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT