VIDEO/ Procesi i vaksinimit anticovid, çfarë ndodh në Air Albania?

Top Story

Top Story e ndoqi nga afër procesin e vaksinimit që po kryhet në ambientet e staudimut Air Albania. Mjekë, infermierë apo edhe personel ndihmës të vijës së parë, i janë nështruar, sipas një grafiku të caktuar, procesit të vaksinimit anticovid.

Gjatë ditës që Top Story filmoi këtë proces në listë ishin 80 persona për tu vaksinuar, të gjithë personel shëndetsor.

Shumica po marrin dozën e dytë të vaksinës, e ndërsa një pjesë tjetër po marrin dozën e parë anticovid. Pa zhurmë, por optimistë bluzat e bardha fillimisht i nënshtrohen procesit të regjistrimit. Të ndarë sipas shërbimeve apo spitaleve ku ofrojnë ndihmën e tyre, më pas i nënshtrohen procesit të vaksinimit.

Nën rregulla strikte për tu zbatuar, çdo flakon përmban doza të mjaftueshme për tu vaksinuar 5 persona. Korab Gjana, infermier në QSUT rrëfen se ndihet shumë me fat që iu nënshtrua edhe dozës së dytë të vaksnimit. Rrugën drejt imunizimit, ai e shikon si dritë në fund të tunelit dhe që e bën të të ndihet më i sigurtë, teksa u shërben pacientëve në vijnë e parë të zjarrit.

“Sapo më erdhi njoftimi për të bërë dozën e vaksinës u ndjeva shumë mirë. Pashë një dritë jeshile për të dalë nga ky kolaps që ka pushtuar të gjithë botën. Ndjehem shumë më i çliruar dhe më i sigurtë. Por punojmë me të njëjtat kushte, nuk do të thotë që të punojmë pa veshje, por duhet ende shumë kohë që ta shikojmë ndryshe njëri -tjetrin dhe të mbrohemi që të mos infektohemi apo riinfektohemi sërish”, u shpreh infermieri, Korab Gjana.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT