VIDEO/ Të rinjtë shtyjnë makinën mes borës, e moshuara ndërron jetë rrugës për në spital

Pamje të trishta nga fshati Limaj në Dibër, ku një e moshuar ka ndërruar jetë ndërsa ishte i pamundur dërgimi i saj në spital, për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa në një video të publikuar nga “abc news”, shihen një grup të rinjsh të cilët mundohen të pastrojnë rrugën, për të bërë të mundur kalimin e makinës.

Ata fillojnë duke pastruar rrugën nga dëbora me lopata, ndërsa më pas shtyjnë makinën, por fatkeqësisht rruga e bllokuar nga trashësia e dëborës, nuk i ka lejuar të mbërrijnë në kohë në spital.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT