Vijnë vaksinat e Pfizer, Rama: Nuk dhurojmë dot për Kosovën, por mjekët mund të…

1170 doza të Pfizer kanë mbërritur sot në Shqipëri.
Kreu i qeverisë tha se brenda këtij muaji do të vijnë edhe 41 mijë dozat e tjera, sipas kontratës së nënshkruar me Pfizer.
“Është një luftë tregtare dhe politike e jashtëzakonshme. Ja kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz ku kanë mbetur shumë të tjerë. Ne nuk pritem COVAX. Kemi marrë zotim të ndihmojmë Kosovën, por rregullat strikte dhe kufizimet e forta që Pfizer ka vendosur, siç ishim strikt në mbajtjen sekret të vendit të origjinës, na e bën të pamundur të dhurojmë doza vaksinash. Por ama mund të ofrojmë vaksinim për një numër mjekësh nga spitali i Prishtinës, procesi do të bëhet këtu, në Shqipëri. Kur miqtë tanë të vendosin, ne jemi të gatshëm që t’i mirëpresim, si fillim 15 bluza të bardha nga spitali COVID i Prishtinës.
Sot pritem 1170 doza nga Pfizër dhe brenda muajit, në javët në vijim, do vijnë edhe 41 mijë dozat.”, tha Rama.