Vjosa Osmani më e votuara në Kosovë, “mposht” Albin Kurtin dhe thyen rekordin historik

Vjosa Osmani duket se ka thyer rekordin e votave që ndonjë lider partiak ka marrë ndonjëherë në zgjedhje pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë, duke kaluar shifrën e 200,000 votave.

Gjithsesi, kjo shifer pritet të jetë më e lartë pasi ende nuk janë numëruar votat nga diaspora, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Sipas mediave në Kosovës, në këto zgjedhje kandidatja e iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani ka marrë 206,570 vota.

Më këtë rezultat Vjosa Osmani ka tejkaluar Albin Kurtin që në zgjedhjet e vitit 2019 kishte marrë 183,952 vota.

Sipas informacioneve që disponojnë mediat kosovare, Osmani ka lënë prapa edhe Glauk Konjufcën, i cili ishte figura kryesore e VV, pas heqjes së Albin Kurtit nga lista.

Lëvizja Vetëvendosje në bashkëpunim me Osmanin, shënoi një fitore të thellë, duke mposhtur partitë tradicionale në Kosovë. /Gazeta SHQIP

Vjosa Osmani më e votuara në Kosovë,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT