Vuçiç i dhuron Maqedonisë së Veriut vaksinat e para, Zaev: Akt i çmuar miqësie nga Serbia

Serbia i ka dhuruar Maqedonisë së Veriut 4650 vaksina Pfizer, duke bërë të mundur që edhe Shkupi të nisë procesin e vaksinimit kundër koronavirusit.

Dozat e vaksinave u dorëzuan në një ceremoni që u zhvillua në pikën kufitare të Tabanocit dhe ku ishin të pranishëm kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“Si shprehje e një akti të çmuar miqësie, Serbia sot ndan disa nga vaksinat e saj me popullin e Maqedonisë së Veriut. Ne morëm ndihmë dhe mbështetje për 4.680 vaksina. Viti i kaluar ka qenë i vështirë dhe asgjë ende nuk ka mbaruar. Por miqësia, bashkëpunimi dhe solidariteti kanë lulëzuar në këtë krizë”, tha Zaev në fjalën e tij.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe vendet e varfra në përgjithësi janë lënë pas dore, pasi sipas një raporti shtetet e pasura kanë marrë mbi 80% të vaksinave. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT