Yuri Kim, e “lehtësuar” nga vendimi i Strasburgut: Vetingu, tani ecën vetëm përpara!

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka marrë rymë lehtësisht pas vendimit të Strasburgut për çështjen Xhoxhaj, pasi SHBA e ka mbështetur fort këtë proces.
Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, ambasadorja Kim ka shpërndarë linkun e Gjykatës Europiane ku është publikuar vendimin dhe ka bërë të ditur se tani vetting ecën vetëm përpara.
“Gjykimi i GJEDNJ: Xhoxhaj k. Shqipërisë – Procedurat e vettingut që çuan në shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese ishin të drejta dhe përpjesëtimi i shkarkimit”, shkruan ambasadorja amerikane, duke treguar se vula e thatë e Strasburgut është noterizimi përfundimtar në legalizimin e reformës në drejtësi.
Për këtë vendim reagoi edhe qeveria, nëpërmjet ministres së Drejtësisë, Elida Gjonaj. “Vendimi i sotshëm i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut tregon edhe njëherë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e veprimtarisë dhe funksionimit të institucioneve të vettingut dhe reformës në drejtësi! Të vendosur për të mbështetur zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri”, shkruan Gjonaj në një postim të saj./Gazeta Shqip